Maqedoni
Kuvend, në seancën e sotme në rend dite Kodi Zgjedhor
22.01.2020 11:27
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 123 në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet në Kodit Zgjedhor....

Ndryshimet, mes tjerash, parashikojnë që vendi të jetë një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Por, ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë ardhur në rend dite të seancës kuvendore, pa arritur konsensus ndërpartiak.
Me këto propozime nuk janë pajtuar BDI dhe VMRO-DPMNE, të cilat kanë paraqitur njëmijë amendamente. Ndërsa për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë shprehur LSDM dhe partitë më të vogla, që janë pjesë e koalicionit me partinë në pushtet.
