Botë
Rusi, Putin miratoi qeverinë e re
22.01.2020 12:26
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, miratoi Qeverinë e re ruse, në të cilën mbeten edhe disa ministra të qeverisë paraprake....

Deri te ndryshimi i qeverisë erdhi javën e kaluar, kur Putin tha se ky vend duhet të kalojë nëpër reforma të mëdha kushtetuese. Menjëherë pas adresimit të Putinit, Dmitry Medvedev, i cili ka qenë kryeministër i Rusisë për tetë vjet, dha dorëheqje dhe në vend të tij erdhi Mikhail Mishustin, ish-shef i Shërbimit Tatimor të Rusisë.
"Detyra më e rëndësishme është të rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të forcojmë shtetësinë tonë dhe pozitën e vendit tonë në botë. Të gjitha këto janë qëllime absolutisht të arritshme", tha të martën Putin, duke shtuar se qeveria e re është "shumë e balancuar".
"Kemi mjaft njerëz që kanë punuar edhe në qeverinë e kaluar", tha ai. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministri i Financave, Anton Siluanov, i kanë pasur këto pozita edhe në qeverinë e kaluar.
