Maqedoni
BE-ja ndihmon në modernizimin e laboratorit doganor
22.01.2020 15:42
Doganat furnizohen me pajise laboratorike me një grand nga BE-ja prej 372,650 erosh të blera me ndihmën e programit IPA 2013....

Ministrja e Financave, Nina Angelovska, theksoi se me pajisjen e laboratorit, dogana do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime më efikase dhe më të mira, sigurisht edhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit dhe kjo do të ndikojë më tej në mbledhjen e taksave dhe konkurrencën e ndershme në treg.
“Laboratorët doganorë janë një mjet mjaft i rëndësishëm në luftimin e veprimtarive të paligjshme dhe krimit, siç janë zbulimi i mashtrimeve, gjurmimi i produkteve që vijnë nga jashtë, zbulimi i importeve të paligjshme, narkotikëve, mbrojtja e qytetarëve dhe shëndetit të tyre ndaj produkteve të rrezikshme, ushqimit të kontaminuar etj.”,- tha ministrja e Financave, Nina Angelovska.
Modernizimi i laboratorit doganor, sipas ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar, do të kontribuojë në sigurinë e produkteve, shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit.
“Pajisjet do të përdoren për të kontrolluar mallrat. Kishte spekulime në publik për importin e mbeturinave të rrezikshme, ilaçeve të klasifikuara dhe mbeturina. Kjo laboratori ndoshta do t’i bind njerëzit për korrektësinë e produkteve. Nuk do të dhurohen vetëm pajisje, por edhe ekspertë nga BE, përmes programit “twining” për të ndihmuar personelin gjatë praktikës që ta përdorin sa më mirë të jetë e mundur.”,- u shpreh ambasadori i BE–së në Shkup, Samuel Zhbogar.
IPA deri më tani ka lidhur kontrata në vlerë prej 8,8 milion euro për të mbështetur projektet doganore, përkatësisht për të forcuar kapacitetin administrativ, softuer dhe projekte të tjera që synojnë modernizimin e doganave dhe përafrimin me praktikën dhe legjislacionin evropian.
SEDAT SELIMI
