Maqedoni
Gjykata Supreme: Janë zgjidhur shumica e lëndëve të mbajtura në sirtar
22.01.2020 16:33
30 lëndë gjyqësore në Gjykatën Supreme që janë mbajtur në sirtar, pas pranim-dorëzimit të funksionit...

30 lëndë gjyqësore në Gjykatën Supreme që janë mbajtur në sirtar, pas pranim-dorëzimit të funksionit në numër të madh, janë zgjidhur.
Një lëndë ka qenë e vjetruar. Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, ka dhënë urdhër që së pari ato lëndë të mbarohen, më pas të vazhdohet me lëndët e reja.
Në mesin e këtyre lëndëve ka qenë edhe ajo e ish ministres, Gordana Jankullovska, e cila pritet të shqyrtohet së shpejti.
“Sipas gjendjes së lëndëve që gjeta në momentin e pranim-dorëzimit, mes ish kryetarit dhe mua si ushtrues detyre, dhashë urdhër që mos të merren në punë lëndët që janë të evidentuara si lëndë të vitit 2019, njëra prej këtyre lëndëve edhe kjo lëndë, tash vjen në radhë për t’u zgjedhur edhe kjo lëndë.”,- tha ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se janë shkelur të drejtat e gjykimit, por në afat të arsyeshëm. Ai pret që Anti-korrupsioni dhe prokuroria të hetojnë se pse ish kryetari i Supremes, Vangellovski, i ka mbajtur lëndët në sirtar.
“Presim atë ta bëjë ushtruesi i detyrës në Gjykatën Supreme, siç është rendi, por nëse nga ana e tij nuk ndërmerret asgjë, ne do të ndërmarrim masa konkrete. Masa për dorëzimin e kërkesës për vërtetimin e përgjegjësisë, masa tjera ne nuk mund të ndërmarrim, prandaj ju thash se kemi dorëzuar deri te Prokuroria Publike dhe Anti-koruposioni.”,- u shpreh kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
Në ndërkohë, në Këshillin Gjyqësor zgjidhen anчtarë, Zdravev konfirmoi se ka pasur votim për kandidat i cili në momentin e fundit është tërhequr.
Në këtë periudhë, sipas tij, nuk mund të tërhiqet kandidimi, nëse zgjidhet ai të jetë anëtar, e nëse pas zgjedhjes jep dorëheqje, e gjithë procedura do të përsëritet nga e para.
SANIJE DURAKU
