Maqedoni
Osmani vizitoi Anti-korrupsionin. “Lufta kundër korrupsionit, kusht për në BE”
22.01.2020 18:05
Roli i Komisionit për Anti-korrupsion në zgjedhje, kontributi i këtij organi në raportin e BE-së për RMV-në...

Roli i Komisionit për Anti-korrupsion në zgjedhje, kontributi i këtij organi në raportin e BE-së për RMV-në, si dhe ndihma qeveritare për të luftuar korrupsionin, ishin temë e bisedimeve mes zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani, dhe kryetares së Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Osmani u zotua se qeveria do t’i dalë në ndihmë Anti-korrupsionit, me qëllim që ky institucion të kryejë obligimet pa pengesa, sepse, sipas tij, rezultatet e punës së këtij institucioni janë adut i vlerësimit të BE-së për RMV-në.
“U obliguam si qeveri se të gjitha kërkesat e tyre janë obligimi ynë për shkak se ky institucion po shndërrohet në institucion serioz në luftë kundër korrupsionit dhe këtë e vlerësojnë qytetarët, vendet BE-së, e vlerëson edhe qeveria dhe do t’i dalë në ndihmë për çfarëdo nevoje të ketë.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
Nga Anti-korrupsioni u shprehën se janë të gatshëm me këto kapacitete t’i ndjekin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kërkojnë nga parlamenti të miratojnë strategjinë nacionale për luftë kundër korrupsionit, të cilin e kanë dorëzuar javën e kaluar.
“Me këtë strategji nacionale do të ketë nivel më të lartë të rëndësisë dhe shpresoj të pranohet në institucione. Me këtë strategji kemi treguar edhe njëherë nevojë e padyshimtë të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit në RMV dhe ligjet të vlejnë për të gjithë.”,- theksoi kryetarja e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Mbarëvajtja e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare do të jenë në fokus të vlerësimit të raportit të jashtëzakonshëm të KE-së në shkurt, si dhe në debatin e BE-së në mars për dhënien e datës në bisedime, konkluduan bashkëbiseduesit në press konferencën për media.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
