Maqedoni
Gjykata Kushtetuese nuk e ka nisur amnistinë për “27 prillin”
22.01.2020 18:19
Trupi gjykues me shumicë votash vendosi që të mos fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë...
Trupi gjykues me shumicë votash vendosi që të mos fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Amnisti në Tërësi, në veçanti nenit 2 nga i njëjti ligj, i cili është hedhur poshtë.
Qëndrimet e gjykatësve kushtetues ishin të ndara, me gjithë atë shumica e gjykatësve vendosen që Kuvendit t’i japin të drejtë që të bëjë amnisti për kryerësit e veprave penale.
Është hedhur poshtë iniciativa e avokates Jashevska, e cila ka kontestuar nenin 2 të Ligjit, nën arsyetimin se Gjykata Kushtetuese veç më u prononcua lidhur me këtë çështje muajin e kaluar, kur e shqyrtoi iniciativën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.
Gjykatësit kushtetues nuk do të merren as me iniciativën e Todor Petrov nga Kongresi Maqedonas Botëror, i cili konteston në tërësi Ligjin për Amnisti, që u miratua në vitin 2018.
Një vendim të këtillë kanë sjellë shumica e gjykatësve, pasi gjatë paradites së sotme dy iniciativat u gjetën para Kushtetueses. Gjykatësit kanë qëndrime të ndara, për disa amnistia është jokushtetuese, ndërsa për gjykatësit tjerë kjo është në përputhje me parimet e aktit më të lartë juridik.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të vihet në rolin e Kuvendit, por ajo vendos nëse Kuvendi kishte të drejtë kushtetuese për ta miratuar ligjin dhe prandaj çështjet e tilla në lidhje me të drejtën për të dhënë amnisti, janë të pabazë”,- tha gjykatësi kushtetues, Naser Ajdari.
Të njëjtin qëndrim e kishte edhe Osman Kadriu, i cili tha se parlamenti nuk jep amnisti për të gjitha veprat penale që nuk janë dëshmuar. Nuk duhet të përgjithësohet se amnistia u jepet të gjithëve, vetëm për veprimet që rrezikojnë shtetin.
Për dallim nga ata, gjykatësi kushtetues Josifovski mbrojti qëndrimin që Ligji për Amnisti është jokushtetues dhe se kryetari i Kushtetueses është kundër çdo lloj amnistie.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, tha se nuk do të mbështesë amnisti të tilla që janë në dëm të shtetit.
“Me këtë ligj ne nuk do t’i disiplinojmë autorët dhe nuk do ti përforcojmë vlerat e shtetit”,- tha ai.
Me Ligjin për Amnisti nga fundi i vitit 2018 u liruan nga akuza deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, si dhe një pjesë e organizatorëve të protestës.
FARIJE DAUTI BAKIJU
