Spanjë, qeveria votoi protokollin e NATO-s për RMV-në
Qeveria e re spanjolle mbrëmë ka votuar propozimin....

Qeveria e re spanjolle mbrëmë ka votuar propozimin për Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Sançez: Ratifikimi të bëhet me procedurë urgjente
Qeveria e kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez, ka kërkuar nga Kuvendi spanjoll që Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të ratifikohet me procedurë urgjente, duke e pasur parasysh faktin se Spanja është vendi i fundit nga 29-të, anëtaret e NATO-së që nuk e ka bërë këtë.
“Është e nevojshme që Ratifikimi të bëhet me procedurë urgjente me qëllim që të mos zgjaten përpjekjet e Spanjës si aleate në NATO për pranimin e RMV-së në Aleancën”, thuhet në shpjegimin e Qeverisë spanjolle.
Qeveria në Maqedoni në qershor ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ratifikimin e protokollit, por për shkak shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 10 nëntor, procedura ishte ndërprerë.
