Kinë, më shumë se 400 të infektuar

22.01.2020 21:00

Autoritetet kineze u bënë thirrje njerëzve që të ndalojnë udhëtimin në dhe nga qyteti Vuhan....

Autoritetet kineze u bënë thirrje njerëzve që të ndalojnë udhëtimin në dhe nga qyteti Vuhan, i cili është epiqendra e një virusi, nga i cili deri më tash kanë vdekur nëntë persona.

Rreth 8.9 milionë banorëve të qytetit, iu është thënë që të shmangin turmat dhe të minimizojnë tubimet publike.

Aktualisht është konfirmuar për 440 persona të prekur nga ky virus, që ka origjinën nga tregu i ushqimit të detit. Koronavirusi është përhapur edhe në SHBA.