Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria, “skandal” me furnizimin e dokumenteve

23.01.2020 11:27

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar qeverinë për një skandal që ka të bëjë me furnizimin e dokumenteve të udhëtimit...

Sipas saj, tenderi skandaloz peshon rreth 20 milionë euro, ndërsa e tërë procedura është jashtë procedurave ligjore, këtë akuzë e ka lëshuar partia opozitare, VMRO-DPMNE, nga ku thonë se sipas planit të furnizimit të pasaportave dhe dokumenteve personale në MPB, në vitin 2019 ishin paraparë mjete në vlerë prej rreth 7 milionë euro. Menjëherë më pas ndërmarrja e njëjtë dhe ofertuesi i vetëm “Veridos” kërkon shumë prej rreth 20 milionë euro, shumë e cila është siguruar nga qeveria kriminele zhvatëse e LSDM-së.
 
“Për atë se e tërë procedura është kriminele, dëshmon edhe fakti se Kontrata për marrëveshjen kornizë në vlerë prej 19.681.666 euro është bërë më 05.12.2019, ndërsa vendimi për zgjedhje dhe raporti i procedurës për këtë furnizim publik janë bërë dje arkivuar më 06.12.2019, përkatësisht një ditë më vonë pasi që është arritur marrëveshja kornizë nga ana e MPB-së me ndërmarrjen “Veridos”. Plotësisht nga kjo, gjatë procedurës ndërrohen edhe anëtarët e Komisionit për furnizim të tenderit sipas dëshirës së LSDM-së për ta aprovuar punën kriminale të Spasovskit dhe Zaevit. LSDM, Zaev dhe Spasovski me vetëdije i shkelin të gjitha normat ligjore në llogari të pasurimit persona”, akuzon VMRO-ja opozitare. 
 
“Prokuroria publike për të tretën ditë po heshtë për këtë skandal me peshë rreth 20 milionë euro. LSDM, Zaev dhe Spasovski janë të lidhur me prokurorinë publike duke e shkelur rendin kushtetues dhe sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë. Ky është rast serioz i cili duhet të fitojë epilog juridik. Prokuroria publike duhet të ketë guxim dhe të veprojë pas zërave të arritur”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.