Maqedoni
LSDM: VMRO vazhdon me politikat e dëmshme
23.01.2020 12:20
VMRO-DPMNE vazhdon me politikat e dëmshme që nënkuptojnë bllokimin e projekteve dhe zgjidhjeve me interes për qytetarët....

“VMRO-DPMNE vazhdon me politikat e dëmshme që nënkuptojnë bllokimin e projekteve dhe zgjidhjeve me interes për qytetarët. Një vërtetim i kësaj është parashtrimi i 3000 amendamenteve për propozim ligjin për shlyerjen e kamatave dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, për të cilat Komisioni për Financa dhe Buxhet duhej të diskutonte dhe më pas të nxirret në seancë plenare. Pasi me punë kriminale i ka ngatërruar komunat dhe ndërmarrjet publike të cilat kanë borxhe të mëdha, VMRO-DPMNE tani vazhdon edhe më tej me sjellje negative dhe pengim të gjithë projekteve që do të thotë rehabilitim të institucioneve, që janë në interes të qytetarëve”.
Nga LSDM njëherit apelojnë që “deputetët e VMRO-DPMNE-së të mbrojnë krimin në radhët e tyre, të ndërpresin të punojnë vetëm për interesat e ngushta partiake dhe t’i tërheqin mijëra amendamente me të cilat pengohen masat që janë në interes të qytetarëve, edhe pse shteti do të shkojë përpara edhe pa përkrahjen e tyre”.
