Maqedoni

Rritet numri i personave të prekur nga gripi

23.01.2020 15:55

Nga fillimi i sezonit të gripit në Klinikën Infektive janë kontrolluar 53 pacientë me grip dhe 22 prej tyre janë hospitalizuar...

Nga fillimi i sezonit të gripit në Klinikën Infektive janë kontrolluar 53 pacientë me grip dhe 22 prej tyre janë hospitalizuar, thonë mjekët, duke shtuar se mbrëmë 8 pacientë janë kontrolluar me grip, 2 prej tyre me pneumoni dhe janë ndalur për trajtim spitalor. Për momentin në Klinikë trajtohen 14 pacientë, ku njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore. 
 
“Për momentin në Klinikë trajtohen 14 pacientë me grip dhe me komplikime të shumta, si pneumoni. Pesë prej këtyre pacientëve janë vërtetuar në mënyrë laboratorike me influencë AH1N1, ndërsa në Repartin e kujdesit intensiv është një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore me sëmundje pulmonare obstruktive, që është pranuar tek ne me pneumoni masive dhe për momentin është në ventilim mekanik në rrezik për jetën.”,- tha një mjeke nga Klinika infektive.
 
Mjekët potencojnë se prevenimi më i mirë nga gripi është vaksinimi. Ata sugjerojnë edhe të shmangen daljet nëpër ambiente të mbyllura, të kemi kujdes në higjienën personale si larjen e duarve, si dhe largimin e sekreteve me facoleta për një përdorim etj.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI