Maqedoni

Gjobë 1000 denarë nëse udhëtoni pa biletë në autobus

01.10.2014 17:15

Çdo udhëtar, i cili nuk do të posedojë biletë të autobusit apo do të ketë biletë joadekuate...

Çdo udhëtar, i cili nuk do të posedojë biletë të autobusit apo do të ketë biletë joadekuate, nëse kapet nga kontrollorët në autobusët urbanë do të paguajë gjobë shumë më të lartë se gjobat e deritanishme. Kujdes!
 
Nëse vendosni të udhëtoni pa biletë në autobusët urbanë, nëse deri tani dënimi për kapje pa biletë ishte 300 denarë, tashmë i njëjti do të jetë 1000 denarë.
 
Sipas udhëheqësisë së Ndërmarrjes Publike të Transportit, ky çmim nuk është i lartë për motivimin e pagesës së rregullt të biletës. Por, qytetarët ankohen se ky çmim për ta është mjaftë i lartë krahasuar me pagat që marrin. 
 
“Mendoj që është i lartë, sepse shteti duhet të mendojë edhe për ata që s’kanë, që nuk paguajnë, unë jam student dhe çdo muaj e nxjerr mujoren”- u shpreh një qytetarë.
 
“Për 1000 mijë denarë dënim unë nuk do të gjykoj, sepse ka organe kompetente që e gjykojnë këtë, por të gjithë duhet të blejmë bileta të autobusit për të mirën e përgjithshme, prandaj blejmë 10 bileta të cilat kushtojnë 250 denarë dhe në këtë mënyrë kursejmë”- tha një qytetare.
 
“Shumë është, shumë, katastrofë, por ç’të bëjmë”- theksoi një qytetarë.
 
Nëse udhëtari nuk e paguan biletën në afat prej 8 ditësh, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse para Inspektoratit në Qytetin e Shkupit dhe prej aty deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe do të shqiptohet gjobë në vlerë prej 50 euro.
 
Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti janë paguar 7674 bileta me dënim dhe janë konfiskuar 503 mujore. Janë dorëzuar edhe 2478 padi kundërvajtëse për ata që nuk e kanë paguar në kohë biletën.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI