Shqipëria shënon rënie kundër korrupsionit

23.01.2020 20:06

Perceptimi për korrupsion në sektorin publik shqiptar njeh vetëm rritje...

Perceptimi për korrupsion në sektorin publik shqiptar njeh vetëm rritje. Në raportin e publikuar nga Organizata “Transparency International” për vitin 2019, vihet re një rritje e nivelit të korrupsionit në sektorin publik.

Për vitin 2018, Shqipëria ishte renditur në vendin e 99 sa i përket perceptimit të korrupsionit. Ndërsa gjatë vitit 2019 vendi ynë ka rënë me 7 vende, duke u renditur në vendin e 106.

Indeksi radhit 180 vende dhe renditja bëhet mbi bazën e një shkalle nga zero pike që i referohet shteteve të pastra deri në 100 që janë vendet shumë të korruptuara.

Lidhur me këtë raport të “Transparency International” ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se raporti tregon degradimin e skajshëm dhe kriminalizimin kapilar të qeverisjes Rama. "Korrupsioni i kësaj qeverie,- sipas Bashës - po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun".

Ai vuri në dukje se Shqipëria renditet në vendin e 106, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

"Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë", - përfundon kreu i PD-së.