Maqedoni

Më ftohtë në Berovë, -11 gradë, 11 centimetra borë në Mavrovë

24.01.2020 09:03

Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius....

Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është matur në Dojran.
 
Sipas DPHM-së, -9 ka qenë në Shkup Petrovec dhe Kriva Pallankë, -8 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kumanovë, -7 në Shtip, Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup Zajçev Rid, -6 në Prilep, Dibër dhe Lazaropole, -4 në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, ndërsa -3 në Pretor.
 
Lartësia e shtresës së dëborës është 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe katër në Kodrën e Diellit.
 
Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura maksimale në interval prej 5 deri në 13 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius./Mia