Botë
Kinë, 26 persona të vdekur nga virusi “Korona”
24.01.2020 10:22
Në 26 ka shkuar numri i të vdekurve nga virusi që ka kapluar Kinën....

Deri më tani, në tërë vendin 830 persona janë prekur. Vendi më i prekur nga ky virus është provinca Hubei, gjithashtu masat e bllokimit po rriten në gjithë provincën Hubei të Kinës, në një tentim për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Wuhan, kryeqyteti i Hubeit, me 11 milionë banorë, ku virusi u shfaq për herë të parë, nuk ka udhëtime me trena apo aeroplanë brenda ose jashtë vendit. Së paku pesë qytete të tjera provinciale po shohin ngërçe në transport. Bllokimet vijnë pasi miliona njerëz kinezë udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për festën e Vitit të Ri, Lunar.
