Botë

Beograd, takimi Grenell-Vuçiq, Grenell: Taksa të hiqet, fushata për mosnjohje të ndalet

24.01.2020 11:48

Përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimeve të djeshme me autoritetet në Prishtinë...

Përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell,  pas takimeve të djeshme me autoritetet në Prishtinë, sot po qëndron për vizitë në Beograd, me ç’rast ka realizuar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Grenell ka ripërsëritur qëndrimin e ShBA-ve se taksa duhet të shfuqizohet si dhe fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet.
 
Ai në një konferencë të përbashkët pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tha se edhe dje në Prishtinë, në takime me të gjithë liderët dhe komunitetin e biznesit kishte thënë se taksa prej 100% ndaj mallrave serbe duhet të largohet, transmeton Klan Kosova.