Botë
Stuhia “Gloria”, shkon në 13 numri i viktimave
24.01.2020 12:17
Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia Gloria. Shira të fortë, dallgë të mëdha dhe erëra që kapin shpejtësinë deri në 183 km/h, kanë goditur një rajon të vendin iberik....

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në 13, ndërsa 4 rezultojnë të humbur. Kryeministri, Pedro Sanchez, bëri një vizitë të enjten tek zonat e prekura, ku më gjatë u ndal në Mallorca, si vendi më i prekur nga stuhia. Ndërsa sot qeveria spanjolle do bëjë një mbledhje urgjente.
“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar dhe ne po punojmë krah për krah dhe po bashkëpunojmë”,- u tha Sanchez gazetarëve.
