Botë

Tre fëmijë i përplas makina teksa shkonin në shkollë

24.01.2020 14:32

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të Lushnjës....

I dyshuari R.Ç., 33-vjecc, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të cilët po shkonin në shkollë.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në fshatin Allkaj të Lushnjës pranë një shkolle të mesme.
 
Fatmirësisht nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel