Maqedoni
Hulumtim i OJQ-ve për Anti-korrupsionin, vetëm në 4% të lëndëve u konstatua korrupsion
24.01.2020 16:08
Një hulumtim i realizuar nga organizatat joqeveritare ka treguar se Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit...

Një hulumtim i realizuar nga organizatat joqeveritare ka treguar se Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit akoma nuk ka arritur të përçojë mesazhin deri te qytetarët dhe funksionarët se korrupsioni nuk është veprim profitabil. Kjo porosi, sipas tyre, më së miri mund të manifestohet përmes vendimeve të cilat i ndërmarrë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Platformës së organizatave joqeveritare, nga muaji mars deri në shtator të vitit të kaluar, nga 213 lëndë të punuara, vetëm në 4 për qind prej tyre është konstatuar se ka korrupsion, apo keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sektori joqeveritar porosit që Komisioni Anti-korrupsion të vendos kritere që disa lënë t’i dërgojë për shqyrtim në disa institucione tjera.
“Ai ekip i vogël që është i angazhuar, aty duhet të zgjedhë çështje të mëdha, për të demonstruar se aty ka një strukturë që e lufton krimin e organizuar, sepse një gjë e tillë për momentin nga ky institucion nuk po shihet.”,- tha koordinatori i “Societas Civilis”, Misha Popoviç.
“Rreth subjekteve politike shumica e lëndëve kanë qenë të hapura gjatë fushatës së zgjedhjeve, ku kanë qenë të dorëzuara dëshmi për fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, por shumica e këtyre dëshmive janë hedhur poshtë, sepse sipas Komisionit nuk ka pasur bazë për dyshime që është vërejtur korrupsion, apo ka keqpërdorim të detyrës zyrtare.”,- tha hulumtuesja, Martina Ilievska.
Sipas këtij hulumtimi, Komisionit për Anti-korrupsion i janë dashur rreth 80 ditë për çdo rast. Gjatë kohës së hulumtimit, Komisioni ka mbajtur 22 seanca, ku ka sjellë 273 vendime, nga të cilat 208 prej këtyre vendimeve kanë qenë për ta ndërprerë hulumtimin e mëtutjeshëm, ndërsa 65 të tjera kanë qenë që të vazhdohet. Në të shumtën e rasteve Komisioni për Anti-korrupsion, sipas Platformës së OJQ-ve, ka vendosur se nuk ka elemente apo të dhëna të mjaftueshme për ngritjen e procedurës.
FITIM KRYEZIU
