Shënohet Dita Ndërkombëtare e Edukimit, FON ndan 13 tituj dr. dhe profesor Honoris Causa

24.01.2020 16:31

Me një simpoziumin kushtuar rolit të arsimimit në ruajtjen e paqes globale....

Me një simpoziumin kushtuar rolit të arsimimit në ruajtjen e paqes globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, të organizuar në Universitetin FON, u shënua Dita Ndërkombëtare e Edukimit, ku përpos përfaqësuesve nga vendi, ishin ftuar edhe figura botërore të arsimimit, shkencës dhe paqes.

Me këtë rast u ndanë 13 tituj, “doktor Honoris Kauza” dhe “profesor Honoris Kauza”, për figura eminente të arsimimit, shkencës dhe laureate të çmimeve Nobel për Paqe nga vende të ndryshme të botës.                                                                                                        

“Kjo që ndodh sot i kalon kufijtë e një universiteti, kjo është strategjia e vendit tonë. Edukimi është mjeti më i mirë për përparimin e botës, thotë Mandela, andaj në këtë ditë do të mundohem që të gjithë këtyre 13 mysafirëve tua ndajmë mirënjohjen “doktor Honoris Kauza” dhe “profesor Honoris Kauza”.”,- tha rektori i Universitetit FON, Nano Ruzhin.                                                                                                   

Profesor Eduard Nell, ligjërues në Nju Skull të Nju Jorkut, tha se në periudhat e rrezikshme politike si kjo që po jetojmë aktualisht, edukimi është mënyra më e mirë e tejkalimit të situatave dhe rikthimin e paqes në nivel global.                                                                                                              

“Ne jemi sot në një periudhë mjaft të rrezikshme politike, për shkak të ngritjes së figurave autoritare të cilat në masë të madhe janë të përfshirë në përplasje të identiteteve. Këtu është Qeveria e Indisë, kryetari i Rusisë, kryetari i ShBA-ve. Kjo është në kundërshtim me parimet e edukimit humanitar që duhet të dëshmojë se mësojmë nga njëri-tjetri dhe të promovojmë paqen dhe prosperitetin.”,- theksoi profesori i “New School”, Eduard Nell.                                                                    

Për rëndësinë e arsimimit folën edhe presidenti, Stevo Pendarovski, dhe ish kryeministri, Zoran Zaev, të cilët potencuan përcaktimin e shtetit në zhvillimin e procesit arsimor.                                                                                                                     

“Zhvillimi dhe përparimi i përgjithshëm i civilizimit njerëzor bazohet në arsim dhe shkencë dhe nevojën tonë për diturinë. Niveli i zhvillimit të njerëzimit që sot e njohim nuk do të mund të mendohej pa institucionet arsimore dhe gjithë asaj që si dukuri fitohet përmes arsimimit joformal dhe modaliteteve të tjera.”,- u shpreh presidenti, Stevo Pendarovski.                                                                                            

“FON ishte universiteti që theu akullin 20 vite më parë si një universitet privat dhe dua të përcjell mesazh tek studentët e rinj, që të shfrytëzojnë këtë përparësi për të gjetur rrugën e arritjes së qëllimeve më të mëdha në të ardhmen. Edhe sot përsëri janë thyes të akullit në kuptim të hapjes së vendit tonë përmes edukimit të të rinjve jo vetëm nga Maqedonia e Veriut ose rajoni, por nga mbarë bota.”,- potencoi ish-kryeministri, Zoran Zaev.                                                                                      

Universiteti FON dekoroi me mirënjohje posmortum edhe ish-presidentin, Boris Trajkovski, Butros Buros Gali dhe Xhon Brademasin. (Flutura Latifi, TVM2)