Zendeli: Mungon strategjia për integrimin e të riatdhesuarve
Qytetarët që riatdhesohen nga vendet e Evropës....

Qytetarët që riatdhesohen nga vendet e Evropës përballen me probleme të shumta, ndërsa shteti nuk posedon strategji konkrete për t'ju ndihmuar në tejkalimin e atyre problemeve, thotë kryetari i Komisionit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Fadil Zendeli. Sipas tij, nevojitet strategji nacionale për të definuar këto probleme në mënyrë që të riatdhesuarit të integrohen sërish në shoqëri.
“Problemet mund të jenë të llojeve të ndryshme, të arsimit, banimit dhe sociale. Edhe pse qeveria ka sjellë vendim në vitin 2010, ku parasheh masa adekuate për tejkalimin e sfidave më të cilat vendi ballafaqohet me qytetarët e riatdhesuar, mirëpo realisht ky program nuk është realizuar.”,- tha kryetari i Komisionit Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Fadil Zedneli.
Bajrami: Të riatdhesuarit kanë edhe probleme banimi
Qytetarët që riatdhesohen nga vendet e Evropës nuk kanë ku të kthehen, sepse ka raste kur para se të ikin kanë shitur gjithçka që kanë poseduar, tha ministri pa resor, Muzafer Bajram.
“Të kthyerit ballafaqohen me probleme në mungesë të mbështetjes institucionale. Probleme me banimin kanë sepse shumica e tyre para se të migrojnë shesin gjithçka dhe nuk kanë ku të kthehen. Po ashtu në arsim kanë probleme sepse familjet që kanë fëmijë, pasi që kthehen në vendin amë, nuk u pranohen vitet e arsimit që kanë zhvilluar jashtë.”,- u shpreh ministri pa resor, Muzafer Bajram.
Nga viti 2015–2018, mbi 9000 qytetarë në mënyrë të dhunshme janë rikthyer në RMV, ndërsa numri i të kthyerve në mënyrë vullnetare nuk është i definuar, u tha në debatin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
