Maqedoni
500 euro për tejkalimin e shpejtësisë në konumunikacion
01.10.2014 18:07
Nuk janë rritur vetëm dënimet për mospasje bilete në autobus. MPB, paralajmëron dënime të rënda për të gjitha kundërvajtjet në trafik...

Do të rriten dënimet për tejkalim shpejtësie, komunikim në telefon dhe për mospërdorim rripi. Për tejkalim shpejtësie në masën 50 km/h më shumë se norma e lejuar, shoferi do të dënohet me 500 euro.
Nëse drejtuesi i mjetit refuzon të paguajë dënimin, atij do t’i regjistrohen pikë negative dhe pas dy rasteve të tilla do t’i merret patenta e shoferit.
Në rastet kur drejtuesi i mjetit është i dehur, policia ka të drejtë, përveçse ta dënojë, ta ndalë atë derisa t’i dalë pija.
MPB, propozon edhe vendosjen e licencave për auto-shkollat.
Nëse konstatohet se instruktori nuk ka bërë trajnimin teorik dhe praktik të kandidatit për patentë, do t’i hiqet licenca.
Të gjitha këto propozime qeveria parashikon t’i përfshijë në ndryshimet e reja ligjore që do t’i dorëzohen parlamentit për miratim.
