Osmani: Së shpejti do të ketë takim VV-LDK
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani....

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje rreth përafrimit përfundimtar të qëndrimeve për koalicionin qeveritar.
“Shpresoj shumë që brenda pak ditësh të kemi një përgjigje dhe një epilog përfundimtar sa i përket takimeve dhe bisedimeve ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Kjo është një mundësi e mirë nuk është çështje afatesh, por është çështje mundësie, ne dëshirojmë të sigurohemi që marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së të arrihet këto ditë, që mandej të kemi kohë të mjaftueshme që të bëhen takime dhe koordinime me pakicat joserbe. Janë çështje të cilat kërkojnë kohë dhe nuk do të ishte e ndershme nga ana jonë të shtyhen deri në ditën e pesëmbëdhjetë.”,- tha nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. Osmani tha se është e rëndësishme që të arrihet marrëveshja në këto 2 - 3 ditë.
Ndërkohë nga Vetëvendosja kanë demantuar zërat për mundësinë e dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, post të cilin e kërkon LDK si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje. (Gyltene Sinani, TVM2)
