IShP: Rritet numri i personave të prekur nga gripi
Rritet numri i personave të infektuar nga gripi sezonal....

Rritet numri i personave të infektuar nga gripi sezonal. Vetëm për një muaj, mbi 1.100 persona janë regjistruar si të prekur nga gripi, bëjnë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik.
Infektologët rekomandojnë që qytetarët të vaksinohen dhe t’i marrin udhëzimet e duhura për antibiotikët, të cilët patjetër duhet të rekomandohet nga mjekët. Boshevska gjithashtu thotë se pas kalimit të gripit, kollitjet mund të vazhdojnë ndoshta edhe për një muaj.
“Pavarësisht a përdorimi antibiotik ose nuk përdorni antibiotik, vetë gripi është i tillë. Nga ana tjetër, pas kalimit të gripit sigurisht që mund të kemi edhe komplikime. Pas kalimit të gripit, njeriu mund të ketë kollitje të vazhdueshme, madje deri në një muaj, sepse dëmton rrugën e frymëmarrjes dhe pothuajse gjithçka që vjen në kontakt nga jashtë, kanalet e frymëmarrjes, e irrituan mukozën dhe ne kollitemi.”,- tha dr. Golubinka Boshevska nga Instituti për Shëndet Publik.
Sipas të dhënave mjekësore, 14 persona që janë hospitalizuar nga gripi ndodhen në gjendje të komplikuar, kurse pesë prej tyre trajtohen nga gripi i derrit. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se gjatë muajt shkurt pritet që numri i të sëmurëve nga gripi të rritet. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
