Takimi i grupeve të punës për Ligjin e PP-së, VMRO-DPMNE lëshoi takimin

24.01.2020 19:13

Pa vendim konkret u përmbyll takimi i ministres së drejtësisë, Renata Deskoska....

Pa vendim konkret u përmbyll takimi i ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, me grupet parlamentare në kuvend për propozim Ligjin e Prokurorisë Publike, pasi VMRO-DPMNE braktisi takimin.

Deputeti, Antonio Milloshovski, u ankua se ministrja Deskoska nuk ka pranuar kërkesën e tyre që në takim të marrë pjesë edhe prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski. Deskoska ka pranuar vetëm iniciativën e VMRO-së që propozim ligji të kalojë në debat publik.

“Kërkesën e parashtruar nga VMRO që në këtë takim të jetë i ftuar edhe kryeprokurori shtetëror Joveski e konsiderojmë si kërkesë joserioze, për arsye se në momentet kur caktuam seancën dhe u informuan se përveç tyre në takim do të jenë të pranishëm edhe subjektet e tjera politike parlamentare, filloi hamendja e tyre nëse do të marrin apo jo pjesë në takim. Kur pranuan të marrim pjesë në takim biseduam për formatin dhe për atë se kush tjetër do të mund të jetë i ftuar në takim, VMRO-ja nuk e dorëzoi atëherë kërkesën për Joevskin, por vetëm për përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-ve. Joevski do të thirret në debatin publik për këtë propozim-ligj dhe shpresojmë se VMRO-ja do të shqyrtojë vendimin.”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Takimi vazhdoi me prezencën e përfaqësuesve të Ambasadës amerikane dhe BE-së si dhe sektorit civil. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, tha se kryeprokurori publik Joveski do të jetë prezent në debatin publik, ndërkaq tërheqjen e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së nga takimi e cilësoi si përpjekje për të stërzgjatur bisedimet.

“Vetëm 2 javë pas dorëzimit të këtij propozim ligji më 12 dhjetor kishte dhënë një deklaratë ku thotë, citoj: “Ajo që është e patjetërsueshme, por jo për Brukselin zyrtar, është sjellja e një ligji të ri për Prokurorinë Publike, e cila do të ishte një ligj cilësor dhe jo një ligj i cili do të ishte si rezultat i pazareve të tyre politike, dhe më mirë mos të sillet një ligj i tillë, sesa të kemi pazar mes tyre”. Jolevski është zyrtar shtetëror që është zgjedhur nga Kuvendi dhe mendojmë se ai duhet të jetë prezent në këtë kohë kur propozohet ky propozim ligj për Prokurorinë Publike.”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Grupet parlamentare, sipas Deskoskës, do të shprehin qëndrimin e tyre pas debatit publik, ndërkaq LSDM do të vazhdojë përpjekjet për sigurimin e 2/3 të votave për miratimin e Ligjit për Prokurori. (Meral Ismaili, TVM2)