Fondi inovativ, thirrje për hulumtuesit e rinj
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim ka shpallur thirrjen e tretë për hulumtues të rinj....

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim ka shpallur thirrjen e tretë për hulumtues të rinj, ku me projektet e tyre do të mund të aplikojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithsej parashihen 6 milion denarë për këtë projekt.
Përfaqësuesit e Fondit para nxënësve kanë shpjeguar kushtet për aplikim.
Të pranueshme do të jenë projektet në fushën e shkencave natyrore dhe teknike që do të realizoheshin maksimum për gjashtë muaj.
“Qëllimi i sfidës është që t’i inkurajojmë nxënësit të gjejnë zgjidhje kreative për problemet me të cilat ballafaqohen. Nxënësit dhe mësimdhënësit të punojnë së bashku që idetë inovative t’i shndërrojnë në projekte të suksesshme. Të bashkëpunojnë që t’i realizojnë qëllimet e përbashkëta. Shpenzimet do të duhet të jenë për furnizim me pajisje për hulumtim dhe zhvillim, furnizime të materialeve harxhuese, shpenzime për udhëtim, shpenzime për materiale promovuese dhe shpenzimet administrative.”,- thuhet nga Fondi për Inovacionit.
Të interesuarit kanë afat deri më 16 mars që t’i paraqesin projektet e tyre online dhe pastaj Komisioni i Fondit do t’i notojë.
Përzgjedhja e projekteve do të bëhet me disa kritere, ndërsa kyçe do të jetë origjinaliteti i idesë, cilësia e projektit dhe zbatimi i projektit.
Secili ekip mund të fitojë maksimum 300 mijë denarë dhe 30 mijë denarë shtesë për mentorët. Nëpërmjet këtij projekti fondi deri tanë ka ndihmuar 54 shkolla. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
