Bullgari, dy diplomatë rusë akuzohen për spiunazh
Dy diplomatë rusë në Bullgari akuzohen për spiunim....

Dy diplomatë rusë në Bullgari akuzohen për spiunim prandaj autoritetet bullgare po shqyrtojnë dëbimin e tyre.
Siç bëjnë të ditur mediat në Sofje, zyra e Kryeprokurorit të Bullgarisë tha se sekretari i parë konsullor dhe përfaqësuesi rus i tregtisë "kanë mbledhur sekrete shtetërore, për t'i transferuar ato në një shtet apo organizatë të huaj".
"Do të ndërmarrim masa dhe, sipas të gjitha gjasave, ata do të shpallen persona të padëshiruar", tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Në muajin tetor, Bullgaria ka dëbuar edhe sekretarin e parë të Ambasadës së Rusisë për mbledhje të informacioneve të klasifikuara të Bullgarisë.
Akuzat e reja vijnë vetëm një ditë pasi Sofja i akuzoi tre rusë në mungesë, për shkak të përpjekjes për të vrarë prodhuesin bullgar të armëve, Emiliyan Gebrev, djalin e tij dhe menaxherin e kompanisë së tij.
