Tërmet në Turqi, njoftohet për viktima dhe të lënduar

24.01.2020 21:21

Një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit ka goditur sot pjesën lindore të Turqisë....

Një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit ka goditur sot pjesën lindore të Turqisë, përkatësishtsht rajonin Elazig, ku njoftohet për të paktën katër viktima.

Tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në oren 18:55 me një thellësi prej 10 kilometrash.

Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu ka konfirmaur se tërmeti ka shkaktuar viktima në njerëz dhe ka dëmtuar disa ndërtesa.

Dy viktima janë regjistruar në Elazig dhe 2 në Malatya, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën.

Tërmeti ka zgjatur për reth 40 sekonda, ndërsa pas tërmetit të fuqishëm me fuqi prej 6.8 shkallësh, u raportua edhe për mbi 35 tërmete me intenzitet më të ulët.