Pendarovski priti kreun e Këshillit Evropian, Mishel: Pres vendim unanim në mars
Këshilli Evropian ende nuk ka arritur unanimitet për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë....

Këshilli Evropian ende nuk ka arritur unanimitet për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por kreu i ri i Këshillit, Sharl Mishel premton angazhim serioz që vendet anëtare të sqarohen rreth çështjes së metodologjisë së re për zgjerim deri në mars.
Në tryezën e Këshillit do të rivihet në shqyrtim propozimi i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me dy vendet respektive si dhe pakti për rritjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor.
“Më 26 mars, takimi do të jetë një moment shumë i rëndësishëm, moment i bisedimeve të vështira politike, për të cilat do të duhet të bëhen përgatitje të mëdha gjatë javëve në vazhdim dhe shpresoj se do të kemi një qëndrim më të qartë të Këshillit, i cili duhet të merr vendim uninam për këtë çështje.” – tha Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
Pendarovski: Ligji për Prokurori s’është kusht
“Vendi pret vendim pozitiv, në pranverën e hershme. Pas anëtarësimit të afërt në NATO, Maqedonia e Veriut duhet të hapërojë drejt qëllimit të dytë staretgjik, anëtarësimi në BE.”- tha presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, duke sqaruar se miratimi i ligjit për Prokurori Publike është i pëlqyeshëm por nuk është kusht.
“Nuk bëhet fjalë për kusht formal dhe as joformol për fillimin e negociatave, që s’do të thotë se dua të minimizoj rëndësinë e atij ligji. Është shumë me rëndësi që ai ligj të miratohet, tani apo më vonë. Sa i takon përfshirjes sime të mundshme si ndërmjetësues duhet të keni pajtimin e të gjitha palëve të përfshira në bisedime. Sa kam dijeni nuk ka pajtim të tillë, sëpaku nga një palë.” - u shpreh Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.
Përderisa Këshilli Evropian merret me modernizimin e strategjisë për zgjerim, vendet kandidate duhet të vazhdojnë angazhimet dhe përpjekjet për zbatimin e reformave, mobilizimin për të vënë në funksion shtetin e së drejtës si dhe të luftojnë kundër krimit të organizuar, për të afirmuar të ardhmen evropiane të rajonit. Zbatimi i Marëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë janë thelbësore, nënvizoi Mishel, i cili para takimit me presidentin Pendarovski ka takuar edhe kryemisnitrin teknik Oliver Spasovski. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
