Gjermani, një person vret 6-të anëtarë të familjes
24.01.2020 21:46
Një person ka vrarë gjashtë anëtarë të familjes së tij....

Një person ka vrarë gjashtë anëtarë të familjes së tij - përfshirë prindërit - në qytetin Rot am Ze të Gjermanisë.
Siç bëri të ditur policia gjermane, i dyshuari, 26 vjeç, thirri shërbimet e emergjencës në mesditë për t'iu thënë se ka qëlluar disa njerëz në një restorant.
I dyshuari, i cili kishte leje për armë, u arrestua derisa priti policinë para ndërtesës.
Trupat e tre burrave dhe tri grave u gjetën brenda restorantit. Viktimat janë të moshës midis 36 dhe 69 vjeç.
Dy të afërm të tjerë u plagosën - njëri nga ta në gjendje kritike. Policia tha se i dyshuari ka kërcënuar edhe dy fëmijë të familjes.
Të shtënat besohet se lidhen me një mosmarrëveshje familjare.
