Botë
Termeti ne Turqi, dhjetra viktima dhe mbi 1000 të plagosur
25.01.2020 13:49
Numri i viktimave si pasojë nga termeti në Turqi vjenë duke u rritur...

Numri i viktimave si pasojë nga termeti në Turqi vjenë duke u rritur, ndërkohë numri i të lenduarve ka shkuar mbi 1000 persona.
Eiqendra e termetit ka qenë Në qytetin e Elazig me magnitudë 6.8 ballë i shkallës richter. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu ftoi qytetarët qe të mos futen në shtepit e tyre nese janë të dëmtuara. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spital.
“39 persona deri tani janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura. Po sipas të dhënave zyrtare, janë plagosur rreth 1030 persona. 128 prej të cilëve, po trajtohen aktualisht në spitale. 34 persona janë në gjende të rëndë shëndetësore. banorët të mos hyjnë në shtëpitë e dëmtuara si pasojë e rrezikut të lartë. Në terren po punojnë rreth 368 forca të emergjencave”, u shpreh ministri i mbrendshem Suleyman Soylu.
Ndersa krei I shtetit taip erdogan theksoi se në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t'i kalojë me durim këto termite.
“Ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim"."Këto fatkeqësi për ne janë një sprovë e madhe. Këto rrënoja do të hiqen, do te bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme. Nuk do lëmë askënd jashtë”, theksoi presidenti i Turqis, Taim Erdogan.
Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. E shtrirë në barelë, ajo u ka bërë thirrje ekipeve të shpëtimit që të nxjerrin fëmijët e saj, të cilët ndodhen nën rrënoja.
“Ju lutemi ndihmoni fmëimijet e mijë nxjerni nga aty. Fëmijët janë të bllokuar tek shkallët e ndërtesës, poshtë vendit”, shprehet qytetari.
Tërmeti zgjati 40 sekonda dhe është ndjerë në disa vende të tjera, përfshirë Irakun, Sirinë dhe Libanin.Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga të paktën 228 tërmete dhe një tërmet i madhësisë 5.4.
REJHANE BUSHI METAJ
