Maqedoni
Mishel takon krerët politik, evropa prespektivë e RMV- së
25.01.2020 18:00
Përspektiva evropiane e vendit, reformat, aktualiteti politik ishin kryetemë në takimet...

Përspektiva evropiane e vendit, reformat, aktualiteti politik ishin kryetemë në takimet e presidentit të Këshillit të KE-së Sharll Mishel me krerët e dy partive më të mëdha politike.
Kryetari I LSDM-së Zaev në takim ia ka shprehur angazhimin e parties së tij për agjendën evroipiane. Miratimi i ligjit për prokuori është një argument shtesë për përkushtimin e vendit drejt reformave.
“Presidenti ka agjendë por ne duhet t’i japim argumente shtesë dhe sa mundemi t’i ndihmojmë që sa më shpejt, që në takimet e para të Këshillit, të mund të ndodhin momentet e para. Shqipëria ka agjendën e saj dhe detyrimet e saja për të cilat punon. Ne është mirë të japim argumente të tjera sepse për ne nuk ka pasur vërejtje por i kishim reformat e konfirmuara 100%. Të gjithë liderët e kanë verifikuar këtë por do të ishte mirë të japim argumente shtesë dhe këtu është fjala për ligjin për Prokurorinë publike”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Edhe në takimin me MIckovskin I është potencuar se anëtarisimi në BE është një ndër prioritet kryesore të VMRO-DPMNE-së, thonë nga kjo parti. Nuk kanë lënë edhe pa I shprehur kritikat e tyre sa i përket qeverisjes së LSDM-së.
“Kryetari Mickoski theksoi se anëtarësimi në BE është lart në agjendën e VMRO-DPMNE-së dhe si parti e cila do ta formojë qeverinë pas 12 prillit do të bëjë gjithçka që Maqedonia të vendoset në garën e shpejtë drejt integrimeve në union. Mickoski tregoi edhe se vendi është pa rrugëdalje me këtë qeveri, dhe si shtet, me LSDM-në kemi prekur fundin. Korrupsioni, krimi dhe reketi lulëzojnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sharl Mishel qëndroi në Shkup për herë të parë pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë muaj më pare.
ERSAN PAJAZITI
