Botë

Në vërshimet në Brazil deri më tani humbën jetën 11 persona

25.01.2020 19:30

Të paktën 11 persona humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm...

Të paktën 11 persona humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor, bënë të ditur autoritetet lokale.
 
Dy persona humbën jetën në Bello Horizonte, në shtetin Minas Zherais.
 
Sipas raporteve mediatike, pritet vazhdim i reshjeve të rrëmbyeshme në atë vend dhe në pjesët tjera të Brazilit, përfshirë edhe Rio de Zhaneiron dhe Sao Paolon./mia