Ekonomi
Panairi i bizneseve në komunën e Sarajit, afirmohen biznest dhe diskutohen problemet
25.01.2020 18:34
Fondacioni Albiz për të 4 herë organizon “Panairin e bizneseve në komunën e Sarajit”...

Ky panair ka për qëllim afirmimin e bizneseve por njëkohishtë për të dikutuar edhe problemet që hasin kompanitë që gravitojnë apo kanë origjinë nga komuna e Sarajit.
“Ky panair tash më është bërtë tradicional ku kompanit kanë mundësi të promovojnë të shafqin oferata dhe shërbimet e tyre pranë qytetarëve dhe bashkëpntorëve. Por ky panair shërben për të diskutuar edhe problematiken të cilën e hasin në përditshmëri”, u shpreh drejtori ekzekutiv i fondacionit Albiz, Besir Dernjani.
Sipas Minitri të Ekonomis masat e ndërmara kanë për qëllim mos largimin e të rinjëve nga vendi dhe në këtë drejtim ndihmon edhe sketori i biznesit.
“Qëllimi I këtyre masave ka qenë që të kenë një impactë direktë deri tek të reinjët që të mos largohen nga vendi . pikërishtë kjo ka qenë qëllimi I krijimit të masave . edhe sektori I binesit ndan profitin vjetor me të vetmin qëllim që të rrisin pagat e të rinjëve nëm vend dhe në atë mënyrë edhe ti stimuloj edhe ti motivoj të rinjët dhe puntorët që të bëhen sa më produktiv në venden e tyre të punës”, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ndërsa kryetari I komunës së Sarajit thkesoi se do përkrahin biznes sektorin që graviton në këtë komunë.
“Ne mundohemi që komfor kompetencavae tona të jemi përkrah biznes sektorit që gjithë bashkarishtë të kontribojmë në zhvillim të përditshëm dhe më të hovshëm e gjitha nënkupton në interes të qytetarëve dhe të pronarëve të kompanive”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Afaristët thonë se hasin në probleme për shkak se shteti nuk është pjesë e BE-së por edhe interesimi nuk është në nivelin e duhur.
“Vështirësit më të mëdhaja janë dmth siq e dimë Ballkani është jashtë BE- së dhe procedurat doganore të cilat janë pengesë për lëvizje më të shpejtë të transporit të mallrave shërbimeve të ndryshme”, theksoi Isni Bajrami nga Dauti Transport.
“Panairi I bizneseve shërben që të jemi sa më afër klientëve dhe të prezentojmë mallrat tona dhe artikujtë tone”, u shpreh Rijad Tahiri nga kompania Frukt Import.
“Popullata nuk kanë të ardhura aq sa duhet për ti blerë produktet më të mira ose më të shtrenjta si dhe me komintete të cilët edhe ata ballafaqohen me probleme të veta nuk kanë shitje sa duhet”, theksoi Mensur Mehmeti nga kompania JUS-MB.
Kompanitë theksuan se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në rritjen e prodhimtarisë sa më cilësore për të qenë sa më afër konsumatorit.
REJHAN BUSHI METAJ
