Botë

Zarif: Prej sot është në burg njeriu përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit ukrainas

25.01.2020 20:03

Njeriu për fajin e të cilit ishte rrëzuar aeroplani ukrainas i pasagjerëve nga ana e armatës iraniane është në burg...

Njeriu për fajin e të cilit ishte rrëzuar aeroplani ukrainas i pasagjerëve nga  ana e armatës iraniane është në burg, deklaroi sot ministri iranian për Punëve të Jashtme, Muhamed Xhavad Zarif.
 
“Personi i cili rastësisht e rrëzoi aeroplanin ukrainas në Iran, sot është në burg”, tha Zarif, i cili e krahasoi incidentin e aksidentit të aeroplanit iranian që ishte rrëzuar në vitin 1988 nga forcat e armatosura të SHBA-së.
 
“Uashingtoni deri më tani zyrtarisht nuk kërkoi falje për incidentin. Madje edhe zyrtari i përfshirë në sulm ishte nderuar”, theksoi Zarifi.
 
Një aeroplan i kompanisë ukrainase u rrëzua disa minuta pas fluturimit nga aeroporti në Teheran më 8 janar, me çka humbën jetën 176 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë të Afganistanit, Gjermanisë, Iranit, Kanadasë, Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe Suedisë.
 
Shtabi i përgjithshëm iranian në një deklaratë më 11 janar pranoi se aeroplani ishte rrëzuar gabimisht./mia