Maqedoni
Gjendja e rrugëve në Maqedoni
26.01.2020 12:19
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të lagështa...

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.
Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Prej 30.12.2019 rekonstruimi i urës së Vardarit në fshatin Pepelishtë në aksin rrugor Negotinë-Llakavicë ka përfunduar. Komunikacioni po zhvillohet për të gjitha llojet e automjeteve.
Nga 15.11.2019 fillon obligimi ligjor për posedim të të pajisjeve dimërore të obligueshme dimërore në automjete. Ky obligim do të zgjas deri 15.03.2019.
Aksi rrugor P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë (lidhur me P1307 Dogana – në lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejca) prej 15.11.2019 deri 01.04.2020 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
Viadukt trejd – SHPKNJP njofton se prej 04.10.2019 do të fillojë me kryerjen e aktiviteteve ndërtimore gjatë rehabilitimit të rrugës magjistrale A2, aksi Gostivar – Kërçovë në shtrirje prej pikës pagesore Gostivar deri në urën afër f. Zdunje në kohëzgjatje prej 60 ditëve, për çka do të ketë regjim të ndryshim të regjimit të komunikacionit.
Prej datës 17.09.2019 Fabrika Karposh – SHA Shkup njofton se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në magjistralen A3, aksi Prilep – Manastir në ZZHTI Prilep do të bëhet riorientimi i komunikacionit në rrugën rajonale në kohëzgjatje prej tre muajve.
Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacionin pagesor Demir Kapi në periudhën 03.09.2019 deri më 02.03.2020 në rrugën magjistrale A1 aksi Negotinë – Gjevgjeli, stacioni pagesor Demir Kapi, qarkullimi do të zhvillohet konform Miratimit për regjim të përkohshëm të qarkullimit nr.11- rr.128/4 deri më 03.09.2019 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.
VK Ilinden-Strugë njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.
Ekskavatori MK njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të rrugës rajonale P1204, aksi Kumanovë – Sveti Nikole L=32 km ka regjim të përkohshëm të komunikacionit./mia
