Botë

Turqi, rritet në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti

26.01.2020 13:02

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve...

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve, ndërsa 1600 të tjerë janë plagosur që kanë marrë trajtim në spital nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, mbrëmjen e 24 janarit.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme.

Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave në deklaratën e saj.

Gjithashtu Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.