Botë
Kinë, rritet në 56 numri i viktimave nga koronavirusi
26.01.2020 13:26
Edhe në Kinë shkon në 56 numri i personave që kanë humbur jetën dhe më shumë se 2000 të prekur nga koronavirusi në Kinë...

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se përhapja e këtij virusi është duke u përshpejtuar.
Gjithashtu ai ka theksuar se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të virusit vdekjeprurës.
Ndërkohë SHBA të shtunën ka vendosur që të evakuojnë nga Ëuhani qytetarë e diplomatë amerikanë që ndodhen në këtë qytet, epiqendra e shpërthimit të një virusi të ri vdekjeprurës, njoftoi të shtunën “Wall Street Journal”.
