Maqedoni

Miratimi i metodologjisë së re, Arsovski: Jep sinjale pozitive për zgjerimin e unionit

26.01.2020 14:35

Njoftimin e Komisionit Evropian se Metodologjia e Re për zgjerim do të publikohett më 5 shkurt i cili pritet të finalizohej më 29 janar...

Njoftimin e Komisionit Evropian se  Metodologjia e Re për zgjerim do të publikohett më 5 shkurt i cili pritet të finalizohej  më 29 janar, analistët politik e shohin si sinjal se shtetet anëtare të BE-së kanë hasur në papajtueshmëri në konceptin e finalizimit të drafti - metodologjisë.
 
Analisti politik Petar Arsovski thotë se KE  në ndërkohë duke pritur miratimin e metodologjisë se re,   po përgatitet edhe për dhënien e datës për bisedime për RMV-në dhe Shqipërinë në samitin e marsit, duke kërkuar  vullnet politik nga vendet euro-skepticiste.
 
“Mendoj se prolongimi i publikimit të raport për metodologji ka të bëjë me  përpjekjen e Komisionit Evropian që të fitojë  konsensus më të fuqishm  edhe për metodologjinë edhe për  datën për fillimin e bisedimeve për RMV-në dhe Shqipërinë në samititn e rradhës me 26 dhe 27 mars. KE ka shpresë se kjo kohë shtesë do ta mundësojë miratimin e metodologjisë si dhe vullnetin politik të shteteve të BE-së për zgjerimin e unionit”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
 
Nga Komisioni Evropan ditë më parë janë prononcuar se Metodolgjia E Re  konsiston  në ndërtimin e procesit të zgjerimit më të besueshëm dhe njëherit sipas zëdhëses së KE-së Ana  Pisonore Metodologjia E Re duhet  të sjellë benefite si për institucinet e BE-së poashtu edhe për vendet e Ballkanit.
 
Ndërkohë ta martën  kryetari i PE-së, David Sasoli ka ftuar kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit për të diskutuar për ardhmërinë evropiane të këtij rajoni.
 
Në këtë mbledhje siç kumtojnë nga KE,  do të marrë pjesë edhe ekzektuvja e BE-së, Ursula Von Der Leyen e cila poashtu  do ta takojë kryeminsitrn e Shqipërisë Edi Rama.
 
Të mërkurën krerët e BE-së, Mishel, Von Der Leyen dhe Sasoli do të qëndrojnë në Francë ku do të bisedojjnë me autoritetet franceze për të ardhmen e BE-së, njofton zëdhënsi I KE-së, Eric Mamer.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU