Maqedoni
Tregjet e gjelëbërta, çmimet të njejta me ato të vitit të kaluar
26.01.2020 15:01
Çmimet në tregun e gjelbërt krahasur më vitin e kaluar gati mbeten të njejta, vërehet një rritje minimale prej 0.3%...

Statistikat tregojnë se për ti përmbushur nevojat e tyre primare, si ushqim dhe veshmbathje, për një familje katër antarësh nevojitet një buxhet prej rreth 530 euro, ndërsa harxhimet mund të shkojnë edhe deri në 70 mijë denarë.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 kanë qëndrime të ndara sa u përket çmimeve në treg.
“Jo nuk jane, janë normale. Populli ska pare, ky ësht problemi, por cmimet nuk janë të larta”.
“Jo nuk janë të larta, mendoj se nuk jën të larta”.
“Nuk janë të larta nuk janë edhe aq të ulëta, për ne është shtrejt. Me rrogat tonë është shumë shtrejt sespe e dini si është këtëu, me rroga të vogla, mirpo kualitet ka”.
“Jo nuk janë. E shifni edhe vet, 20 denar, sa duhet të jenë. Ky është standardi”.
“Cmimet janë të larta, jo të vogla por shum të larta”.
“Nuk e di, nuk bëj pazarë un. Zakonisht burri im del e bën Pazar dhe nuk di si janë cmimet në treg”, shprehen qytetaret e anketuar.
Rritje e çmimeve vërehet te grupet e produkteve ushqimore industriale me 1.4 përqind dhe produkteve bujqësore me 0.4 përqind, ndërsa indeksi i pijeve është ulur me 1.5 përqind, shërbimet me 0.3 përqind, produkte jo-ushqimore industriale dhe duhanit me 0.1 përqind.
Ulje e çmimeve është vërejtur edhe te transporti më 2.2 përqind, komunikim me 1.7%, veshmbathje 1.5%, arsimi me 0.4 përqind, strehim, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera me 0.1%.
SEDAT SELIMI
