Maqedoni
Biblioteka e Tetovës, edhe pse me kushte jo të mira, ka shumë lexues
26.01.2020 15:27
Edhe pse me mungesë të hapsirës, dhe kushte jo të volitëshme për punë Bibloteka e Tetovës...

Edhe pse me mungesë të hapsirës, dhe kushte jo të volitëshme për punë Bibloteka e Tetovës, vazhdon edhe në këtë kohë të teknologjise të ketë një rekord lexuesish të rregullt.
Drejtoresha Njomza Imeri Ismaili, thekson se edhe përkundër problemve të shumta, kjo Biblotekë arrin që në këto 5 vitet e fundit të jetë shembull jo vetëm në Tetovë por edhe në gjith teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Pika jonë me e dobëtë e Biblotekës është hapsira ku veprojm. Jemi në një gjendje ku luftojmë me teknologjinë ndoshta edhe jemi fitues në atë aspekt, pasi numëri i lexuesve është në rritje. Mirpo ana tjetër e hapsirës është një mangësi që ka mbetur në Biblotekën e Tetovës”, u shpreh drejtoresha e biblotekës së Tetovës, Njomza Imeri Ismaili.
Bibloteka e Tetovës, ka një arkiv, qe ja kanë lakmin thuajse të gjitha biblotekat e vendit. Ky arkiv po morre të shfletosh tregon ngjarjet më të rëndësishme që nga viti 1956.
“Ky është arkivi i Biblotekës së Tetovës i cili me vite është ruajtur në këtë hapësir të ngushtë dhe pa kushte.Një falemendërim i vecant shkon për punonjësit e këtij institucioni të cilët edhe në këto kushte të vështira kanë arritur të ruajnë shtypin ditorë që nga viti 1956-të. Ata bëjnë apel instutcioneve që Bibloteka që është në ndërtim e sipër që sa më shpejtë të ndërtohet që ky arkiv,thuajse nuk e ka as një Biblotke në RMV-ës,të shfrytëzohet dhe të jetë i gatshëm për lexuesit dhe studiuesit të cilët kanë dëshir,të shohin se cfar ka ndodhur në vitet e kaluara”.
Edhe Drejtoresha e e këtij instutcioni thekson se arkivin e Biblotekës së Tetovës, mundohen që me ato kushte që kanë ta ruajn pasi sipas sajë aty është thuajse e gjithë histori e dekatave të fundit.
“Është e vërtet kjo që thatë edhe ju që këtë pasuri e ka vetëm Bibloteka e Tetovës. Shtypin ditor realisht që nga viti 1956-të.Është një pasuri që e kemi vetëm ne si Biblotek. Por si janë ruajtur ato deri në vitin 2020 ka qenë një problem shumë i madh. Për t'i ruajtur këto kërkon kushte pakë më të mira sa që i kem ne. Ne i kemi ruajtur por sa mund të kemi qasje deri te ato dokumentacione që realisht kanë vlerë është pak e vëshitr po jo e pa mundur. Arkivi është një pasuri jo vetëm për Tetovën por për të gjithë ato që kanë interes që të bëjnë një studim ose hulumtim mund të drejtohen në Biblotekën e Tetovës, dhe të gjenë atë shtypin ditor. Kjo është ajo pjesa që ne e quajmë si të mjerueshme, të cilën unë shpesh e themë shkaku i hapsirës,ato nuk mund të jenë në vendin ku janë librat e Biblotekës”, thekson drejtoresha Ismaili.
Bibloteka dhe Teatri i Tetovës, është në rindërtim e sipër ndërsa ka përfunduar vetëm faza e parë. Buxhetit të shtetit do ti kushton mbi 33 milion euro.
Teatri dhe Bibloteka e Tetovë filloi të ndërtohet me 28 nëntor të vitit 2014, ndërsa është dashur të përfundoj në vitin 2017.
VISAR SADIKI
