Maqedoni

Ligji për prokurori, Spasovski: Opozita të tregohet konstruktive; Arsovski: Nuk do të votojmë ligj selektiv

26.01.2020 16:24

Tani është momenti kur të gjithë deputetët pa marrë parasysh përkatësinë partiake të marrin përgjegjësinë dhe të votojnë ligjin...

Tani është momenti kur të gjithë deputetët pa marrë parasysh përkatësinë partiake të marrin përgjegjësinë dhe të votojnë ligjin për Prokurori Publike, vlerëson kryeministri teknik Oliver Spasovski.
 
Ai u bëri thirrje opozitës që të lejë anash interest partiake dhe të vihen në funksion të mbrojtjes së interesave shtetërore.
 
“Veçanërisht dua tu bëj thirrje deputetëve nga opozita, nga partia më e madhe opozitare të ndërprejnë kalkulimet partiake, me vënien e interesave të tyre personale, politke mbi interest shtetërore dhe përfundimisht të inkorporohen në një ligj me të cilin do të thotë rritje e garantuar e drejtësisë, rritje e garantuar e gjyqsorit të prokurorisë publike, nga njëra anë dhe nga ana tjetër të ndihmojnë qoftë edhe një herë tani ti realizojmë interest tona në pjesën e ligjit për prokurori prublike dhe marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në”, u shpreh kryeministri teknik Oliver Spasovski.
 
Por nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se nuk do të votojnë ligj selektiv, I cili ka për qëllim mbrojtjen e interesave partiake. VMRO nuk ka për qëllim që të zvarris procesin, por nuk do të lejojë mbrojtjen e krimeve të pushtetit thonë nga kjo parti. 
 
“Ne nuk do të lejojmë amnisti të krimeve të Zoran Zaevit dhe qeverisë së LSDM-së, e cila, ka gabuar para ligjit. Prandaj kërkojmë ligj, I cili do të jetë joselektiv dhe para të cilit do të përgjigjen të gjithë qytetarët, e jo për dike të jetë privilegj, kurse për dike tjetër  e kundërta”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së,  Dimçe Arsovski.
 
Të martën, pritet të mbahet debat publik mbi propozim ligjin për Prokurori Publike, në të cilin do të merr pjesë edhe kreyprokurori Ljubomir Jovevski.
 
Pjesmarrjen në këtë debat e kanë konfirmuar edhe nga VMRO-DPMNE.  
 
ERSAN PAJAZITI