Maqedoni

Në një grup në “Telegram” shpërndahen fotografi intimetë nxënësve të shkollave të mesme

26.01.2020 16:55

Një grupë me emrin Dhoma Publike në rrjetin social Telegram ka qenë mjet për shpërndarjen e fotografive intime të vajzave të mitura...

Zbulimi I këtij grupi në masë të madhe ka tronditur opinionin. Nuk dihet ende se kush është kreatori I këtij grupi. Autoritetet thonë se po punohet në zbardhjen e rastit. 
 
“Sipas informative që I kam marrë nga Byroja për siguri publike është ngritur procedure e plotë për zbardhjen e këtij rasti, është informuar edhe prokuroria publike dhe së bashku po punohet në gjetjen e administratorit, mes tjerash edhe anëtarëve të këtij grupi”, u shpreh kryeministri teknik Oliver Spasovski.
 
Zv. Ministrja plotësuese Sanella Shkrijell bën apel deri te të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve kanë qenë të ekspozuar në këtë grupë të drejtohen në qendrat për punë sociale. 
 
“Ekipet tona profesionale janë në dispozicion për të dhënë ndihmë dhe mbështetje psikologjike dhe këshilla. Gjithashut, nëse vërtetohet se edhe kreatorët e grupës janë adoleshentë, qendra për punë sociale në bashkëpunim me MPB-në do të veprojë në kuadër të kompetencave të saja, kurse me Ministrinë e Arsimit jemi në koordinim dhe ato do të veprojnë nëpërmjet ekipeve të tyre profesionale nëpër shkolla”, u shpreh zv. Ministrja plotësuese Sanella Shkrijell.
 
Grupi  “Dhoma Publike” tani më nuk është i disponueshëm, por brenda vetëm disa ditësh numri i anëtarëve ka arritur në mbi 7400 persona.
 
Ky rast në masë të madhe ka shqetësuar prindërit dhe mësimdhënësit, sipas të cilëve para syve të tyre ka ndodhur degjenerimi i gjeneratës së re. 
 
ERSAN PAJAZITI