Maqedoni

Spasovski: Konkurset e hapura nuk janë pjesë e zgjedhjeve; Carovska: Këtë vitë 1900 vende të reja pune

26.01.2020 17:18

Konkurset e hapura për vende pune në institucionet shtetrore nuk janë pjesë e fushtatës...

Konkurset e hapura për vende pune në institucionet shtetrore nuk janë pjesë e fushtatës dhe kjo nuk është pjesë e zgjedhjeve të 12 prillit  theksoi kryeminsitri Oliver Spoasovski.
 
Sipas tij deri në shpërndarjen e Kuvendit, deri në shpalljen e zgjedhjeve, punësime në institucione mund të bëhen dhe nuk ka asgjë kontestuese.
 
“Nuk ka rritje të numrit të konkurseve dhe personave që punësohen në këtë moment. Nga momenti kur ligji nuk do të lejojë punësime të reja, sigurisht se çdo institucion duhet të mbajë llogari të mos e bëjë këtë që të mos e dëmtojmë procesin zgjedhor dhe të mos e shkelim Kodin zgjedhor kjo nuk është aspak e lidhur me zgjedhjet”, u shpreh kryeminsitri Oliver Spoasovski.
 
Gjithashtu Qeveria prezantoi Planin operativ për punësim për vitin 2020 për realizimin e të cilit parashikohen 1.4 miliard dollarë për subvencionim e mikrobizneseve, trajnime për të papunët dhe subvencionimin e pagave.
 
“Me 447 milion denarë do të subvencionohen edhe 1364 mikrobiznese për vetëpunësim. Me këtë plan për vitin 2020 qeveria beson se do të krijohen 1 mijë e 900 vende të reja pune”, theksoi zv/kryministrja për ceshtje ekonomike Mila Carovska.
 
“Masat që janë krijuar dhe zbatuar deri më tani janë me të vërtetë kanë dhënë rezultat, duke treguar rënien e shkallës së papunësisë tek të rinjtë, që është 35.3% në krahasim me 2016 kur ishte 48.6%”, u shpreh zëvendësministrja e punës dhe politikes sociale Sanella Shkrijel.
 
Agjencioni pëpunësim  është plotësisht e përgatitur për zbatimin me sukses të Planit Operacional të vitit 2020 .
 
“Këtë vit ne do të zbatojmë aftësimin e punëdhënësve, aftësimin profesional, profesionet, drejtuesit, ndërmarrësinë dhe aftësitë e IT. Trajnimet kanë të bëjnë me ato profesione të pakta për të përmbushur nevojat e punëdhënësve dhe të papunëve”, theksoi drejtoresha e agjencionit per punësim Biljana Jovanovska. 
 
Ndërsa në vitin 2020  nga Plani operativ për punësim presin të përfshihen  afer 12 mijë persona të papunë.
 
REJHANE BUSHI METAJ