Botë

35 viktima nga tërmeti në turqi, përfundon operacioni për gjetjen e të mbijetuarve

26.01.2020 17:39

Autoritetet në Turqi i dhanë fund operacionit të gjerë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkaktuara...

Autoritetet në Turqi i dhanë fund operacionit të gjerë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm që goditi vendin të premten në mbrëmje.

Ekipet punuan gjatë gjithë natës duke shpëtuar 45 persona njoftuan Autoritetet për Fatkeqësitë dhe Emergjencat.

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4.

Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.