Tenis
Xhokoviç pa probleme në turneun e Pekinit, eliminohet Vozniaki
01.10.2014 18:34
Favoriti I parë në turneun e Pekinit, Novak Xhokoviç, në meçin e tij të parë në këtë turne, në kuadër të raundit të dytë, pa probleme të mëdha mposhti Vasek Pospisillin...

Xhokoviç, deri te triumfi erdhi për më pak se një orë e gjysëm lojë, ndërsa shumë pak mungoi që në këtë sfidë të ketë edhe set të tretë, pasi Pospisill nuk arriti të shfrytëzoj servisin e tij gjatë avantazhit prej 5-2 në setin e dytë.
Dy duelet tjera të raundit të dytë, të planifikuara të zhvillohen për sot, mes Dimitrovit dhe Anduharit si dhe Berdihut e Troickit, për shkak të rreshjeve të shiut u anuluan për nesër.
Në konkurimin e femrave, që në fillim ndodhi surpriza, me ç`rast jashtë garave mbeti danezja Karolin Vozniaki. Bartësja e gjashtë, u eliminua nga Samanta Stosur, pas një lufte të madhe veqanërisht në setin e dytë, kur australianja fitoj në tajbrejk me 11-9.
Në vështirsi të mëdha nuk hasën bartësja e tretë dhe e katërt, Petra Kvitova dhe Marija Sharapova, të cilat raundin e dytë e kaluan në dy sete, duke eliminuar kinezen peng dhe spanjollen Suarez Navaro. Më tutje, është plasuar edhe francezja Alis Korne, e cila mposhti amerikanen Dejvis.
MUSTAFA ADEMI
