Botë

U konfirmua rasti i parë i virusit korona në Kanada

26.01.2020 19:01

Rasti i parë i virusit të ri korona është konfirmuar në Kanada, bëri të ditur Qeveria e vendit...

Sipas një kumtese qeveritare, sistemi shëndetësor në Toronto ishte njoftuar për rastin e parë të konfirmuar me virus korona te një person i cili para pak kohësh u kthye nga Vuhani, qyteti i Kinës prej ku filloi të përhapet sëmundja.
 
Në kumtesë shtohet se personi i infektuar është në spital dhe gjendja e tij është stabile./mia