Maqedoni

Disa pjesë të Shkupit nesër dhe të martën do të mbeten pa rrymë

26.01.2020 20:03

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër dhe të martën pa rrymë elektrike do të mbeten...

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër dhe të martën pa rrymë elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Sopishtë, Kisella Vodë, Zelenikovë dhe Karposh, bëjnë të ditur nga QRMK – Shkup.
 
Nesër prej orës  08:30 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Dobridoll, Komuna Sopishtë.
 
Të martën në periudhën prej orës  09:00 deri në orën  11:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Sasa” në lagjen Pintia, Komuna e Kisella Vodës.
 
Prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Zelenikovë, Komuna e Zelenikovës, ndërsa prej orës 12:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Jurij Gargarin”, Komuna e Karposhit./mia