Botë
10 të vdekur nga një shpërthim në Bullgari
02.10.2014 14:42
Të paktën 10 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Bullgari...

Mediat lokale kanë thënë se gjatë shpërthimit janë lënduar edhe tri gra që ishin jashtë ndërtesës.
Sipas autoriteteve shtetërore, numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë. 60 persona kanë qenë në fabrikë në veri-perëndim të Bullgarisë, në kohën e tragjedisë. Kjo fabrikë prodhon municione për përdorim civil, si dhe bën shpërbërjen e municioneve të vjetra.
