Koronavirusi, masa preventive në Aeroportin e Shkupit

27.01.2020 10:31

Edhe pse ne Maqedoni nuk ka rrezik nga koronavirusi vdekjeprurës.....

Edhe pse ne Maqedoni nuk ka rrezik nga koronavirusi vdekjeprurës duke filluar prej sot, autoritetet e vendit fillojne me vendosjen e masave preventive.

Në aeroportin e Shkupit me kamera termale do të skanohen të gjithë udhëtarët  që do të arrijnë nga Stambolli dhe Dubai e të cilat kanë lidhje me Kinën  si dhe ekipet e mjekëve do të bëjnë kontrolle.

Infeksioni i njohur si koronavirus është duke shënuar përhapje të madhe dhe pritet të ketë rritje të rasteve.

Rreth 2,000 persona në Kinë janë prekur me këtë virus derisa 56 të tjerë kanë humbur jetën.